Suedia premton mbështetje për Kosovën, në rrugën drejt anëtarësimit në NATO

Deputetja suedeze, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, shprehën mbështetjen e Suedisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, gjatë një konference të organizuar nga Rrjeti Alumni Suedez në Kosovë dhe ambasada suedeze. Agresioni i Rusisë në Ukrainë e shtyu Suedinë të ndryshojë qëndrimin e saj historik të neutralitetit dhe t’i bashkohej NATO-s, duke nxjerrë mësime që, sipas Bouveng, mund të ndihmojnë edhe Kosovën. Ajo theksoi rëndësinë e përvojës suedeze dhe finlandeze për Kosovën në këtë proces. Ajo deklaroi se anëtarësimi i Suedisë në NATO ishte i domosdoshëm përballë sfidave të sigurisë, duke shtuar se Suedia është e përkushtuar për të mbështetur Kosovën drejt integrimit në NATO dhe BE, por duke nënvizuar gjithashtu rëndësinë e përgatitjeve që vendi duhet të bëjë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …