Ramush Haradinaj me partnerët e koalicionit mbajtën një takim me bashkatdhetarë, në Augsburg të Gjermanisë

Ramush Haradinaj me partnerët e koalicionit mbajtën një takim me bashkatdhetarë, në Augsburg të Gjermanisë

Kandidati për kryeministër nga AAK, së bashku me partnerët e koalicionit Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me bashkatdhetarë në Augsburg të Gjermanisë. Haradinaj theksoi rëndësinë e diasporës për zhvillimin ekonomik dhe politik të Kosovës, duke prezantuar një vizion të ri për t’i dhënë këtij komuniteti mundësi konkrete për t’u angazhuar në transformimin e vendit. Qeveria aktuale nuk ka arritur të krijojë lidhje të qëndrueshme me diasporën, duke e lënë atë në harresë. Ne do të krijojmë lehtësira tatimore për bizneset e diasporës dhe do të prezantojmë sektorët ekonomikë kryesorë për investime. Ai vuri theksin në rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe rolin që diaspora mund të luajë në këtë proces, duke deklaruar se bashkatdhetarët janë pjesë e një vizioni të përbashkët për një Kosovë të fuqishme dhe të integruar ndërkombëtarisht.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …