Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, bisedoi me ambasadorin e Italisë, Andrea Silvestri

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, bisedoi me ambasadorin e Italisë, Andrea Silvestri

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Silvestri bashkëbiseduan për marrëveshjen e hrit, zgjedhjet, reformat dhe sundimin e ligjit si dhe integrimin europian. Ahmeti theksoi që BDI dhe Fronti Europian ngadhnjyen në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, por ky vullnet i qytetarëve u injorua nga mandatari padrejtësisht. Marrëveshja e Ohrit është garantues i paqes, sigurisë, stabilitetit dhe i marrëdhënieve ndëretnike në vend. Cënimi i legjitimitetit zgjedhor, ndërhyrja tendencioze ndaj gjuhës shqipe, etnisë dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat ndikon drejtpërdrejtë në marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin e vendit. Dialogu politik nëpërmjet të respektimit të legjitimitetit zgjedhor të përfaqësuesve legjitim të komuniteteve etnike duhet të rivendoset me zgjedhjet e përbashkëta parlamentare dhe lokale në tetor të vitit 2025.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …