Filluan punimet për transformimin total të rrugës “Rexhep Luci”

Sot filluan punimet për transformimin total të rrugës “Rexhep Luci” në Prishtinë. Kjo rrugë do të bëhet një hapësirë më e sigurt dhe më funksionale, me përdorimin e materialeve prej guri, më shumë drunj dhe një lidhje të re me pjesën e sipërme të qytetit. Kryetari Rama i shoqëruar nga Drejtori i Investime Kapitale, Krenar Xhaferin, u sigurua nga Operatori Ekonimik që çdo detaj është në vendin e duhur. Kryetari Rama ka thënë me këtë rast se brenda 120 ditëve, kjo hapësirë do të marrë pamjen që e meriton! Këmbësori është prioriteti ynë!

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …