Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për themelimin e Zyrës për Ndihmë Juridike Falas në Rahovec, së bashku me përfaqësues komunalë, përfaqësues të sigurisë, drejtësisë dhe të shoqërisë civile.

Komuna e Rahovecit ka siguruar hapësirat për funksionimin e plotë të zyrës dhe do ta përkrah këtë nismë, që qytetarët të realizojnë të drejtat e tyre me qasje të barabartë në drejtësi.

Zyra gjendet në objektin e komunës, në katin e 2-të.

Orari i punës: e enjte – e premte, 08:00 – 16:00.

Po ashtu, mund të kontaktoni në: 046/232-488 ose [email protected]

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …