Dita e Alfabetit Shqip, është e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë

Dita e Alfabetit Shqip, është e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. Kjo është hera e parë që 22 Nëntori kremtohet si festë kombëtare pas miratimit të vendimit në fillim të këtij viti. Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku përcillet mesazhi se gjuhën shqipe duhet ta duam, ruajmë dhe t’ia përcjellim brezave që vijnë. “Gjuha Shqipe, dje, sot, përgjithmonë. Ta ruajmë, ta duam, ta përcjellim te brezat që vijnë”, thuhet në video, ndërkohë që Edi Rama e ka shoqëruar me një shkrim të thjeshtë: Gëzuar ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Kontrolloni gjithashtu

Në Itali punojnë 250 mijë shqiptarë në mënyrë të rregullt dhe shumë të tjerë ilegalisht

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës

Ka arritur në 20 numri i punëtorë qëkanë humbur jetën në vendin e punës, nga …