leoni

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë që një kryeministër në detyrë i një aleati të rëndësishëm perëndimor po akuzohet për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit nga një gjykatë ndërkombëtare, ka shkaktuar përçarje mes udhëheqësve botërorë. Shtëpia e Bardhë kundërshtoi vendimin, duke thënë se gjykata nuk ka juridiksion mbi këtë çështje, ndërkohë që zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian thanë se vendimi paraqet detyrim ligjor për të gjithë anëtarët e saj. Kryeministri izraelit Netanyahu e quajti lëshimin e urdhër-arrestit “falimentim moral”. Vendimi i gjykatës kryesore ndërkombëtare për krime lufte për të lëshuar urdhër-arrest ndaj Kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ish Ministrit të tij të Mbrojtjes, Joav Gallant,  për luftën 13 muajshe në Gazë nxiti të premten reagime të shumta. Gjykata Ndërkombëtare Penale i akuzoi dy zyrtarët izraelitë për përdorimin e “urisë si mjet lufte” duke kufizuar ndihmën humanitare dhe duke vënë qëllimisht në shënjestër popullsinë civile gjatë luftës së Izraelit në Gazë, e cila filloi pas sulmit të Hamasit ndaj vendbanimeve izraelite.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …