Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike dhe zhvillimet në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë në nivel global. Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci do të diskutojë me homologun e tij kanadez Bill Blair finalizimin e marrëveshjes për trajnimin e ushtarakëve të FSK-së në akademi dhe qendra trajnuese ushtarake të Kanadasë si pjesë e programit të trajnimit e bashkëpunimit. Maqedonci ka thënë për KosovaPress se në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë po marrin pjesë shumë personalitete nga Amerika, Kanada dhe vende të tjera. Gjatë kësaj vizite, ministri Maqedonci ka takuar senatorë amerikanë,  drejtues politikë dhe ushtarakë të NATO-s, të cilët i ka njoftuar mbi zhvillimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …