Në një seri aksionesh të zhvilluara për tre ditë radhazi, Policia e Kosovës ka zbuluar dhe konfiskuar një arsenal armësh në tri komuna të veriut të vendit: Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut. Gjetjet, përfshirë armë AK-47, granata dore, uniforma ushtarake serbe dhe pajisje radiolidhjeje, ishin të fshehura nën tokë dhe në çatinë e një ndërtese. Rashit Qalaj nga PDK ngriti shqetësime për hyrjen e armëve ilegale nga Serbia dhe kërkoi intensifikimin e veprimeve të institucioneve të sigurisë për të monitoruar situatën. Kryeministri Albin Kurti theksoi se siguria është prioritet për Qeverinë dhe mbështeti aksionet e Policisë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
