Në Gjykatën Speciale, në Hagë, filloi paraqitja e dëshmitarit, Halil Çadraku, në procesin gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale,  ka filluar paraqitja  e dëshmitarit. Halil Çadraku, në procesin gjyqësor kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Çadraku, i përfaqësuar nga avokati Arianit Koci, dëshmoi në një seancë publike, pas konsultimit me mbrojtjen e tij.  Gjatë seancës, avokati Koci kërkoi garanci që dëshmia e Çadrakut nuk do të përdoret për ta ndjekur atë penalisht. Kryegjyqtari Charles Smith  siguroi se dëshmia e dhënë nuk do të përdoret drejtpërdrejt ose tërthorazi kundër dëshmitarit apo të tjerëve, duke garantuar mbrojtje ligjore për dëshmitarin sipas rregullës 151. Në rast refuzimi për të dëshmuar, Çadraku mund të përballet me sanksione, përfshirë gjoba. Në dëshminë e tij, Çadraku tregoi për nofkën “Fatosi” që kishte përdorur gjatë luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Debat për 100 eurot e studentëve: opozita akuzon qeverinë për përdorim elektoral të buxhetit

Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar ndarjen e …