Shkemb Manaj

Shkëmb Manaj: Qeveria bllokon komunat e udhëhequra nga LDK-ja dhe synon kapjen e sistemit të drejtësisë

Kandidati i LDK-së për deputet, Shkëmb Manaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për qasjen e saj ndaj komunave të udhëhequra nga LDK-ja, duke e cilësuar si penguese dhe të papërgjegjshme. Manaj akuzoi qeverinë për mungesë investimesh madhore në komunën e Istogut dhe për përpjekje për të kapur sistemin e drejtësisë. Pavarësisht buxhetit prej 12 miliardë eurosh për katër vitet e fundit, Qeveria nuk ka investuar në asnjë projekt madhor në Burim. Ai kritikoi qeverinë për bllokimin e proceseve dhe investimeve në komunat që udhëhiqen nga LDK-ja, duke nënvizuar se “buxheti është i shtetit, jo i Vetëvendosjes. Ai e cilësoi qeverisjen e Kurtit si mungesë përvoje institucionale dhe theksoi se opozita ka arritur të ndalojë ligje që bien ndesh me Kushtetutën për të ruajtur sistemin gjyqësor të pavarur.

Kontrolloni gjithashtu

Xhevahire Izmaku: Fatmir Limaj propozoi dialog dhe bashkëpunim për zgjidhjen e krizës politike”

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka vlerësuar rolin e liderit të partisë, Fatmir Limaj, …