Xhelal Sveçla

Ministri, Xhelal Sveçla ka akuzuar Serbinë se qëndron prapa sulmit terrorist ndal kanalit Ibër – Lepenc

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka akuzuar Serbinë se qëndron prapa sulmit terrorist ndal kanalit Ibër – Lepenc. Ai ka njoftuar se janë arrestuar tetë të dyshuar për përfshirje në veprime kriminale dhe terroriste si dhe janë konfiskuar pajisje të shumta, armë, eksploziv, uniforma e gjëra të tjera.  “Eksplozivi i përdorur mbrëmë është material që vështirë që gjendet, pos që furnizimet janë nga magazinat e ushtrisë. Ne besojmë se ato kanë dalë nga magazinat e ushtrisë së Serbisë. Policia e Kosovës do ta verifikojë këtë. Sulmet e vazhdueshme të grupeve kriminale terroriste siç janë sulmet e fundit me granata në Zveçan dhe tani edhe sulmi i fundit terrorist i ndodhur mbrëmë ndaj infrastrukturës kritike janë sulme që dirigjohen nga Serbia dhe për këtë e mbajmë përgjegjës Beogradin zyrtar. Ky sulm terrorist s’është vetëm një sulm i rëndomtë, por i organizuar dhe planifikuar mirë nga grupe apo organizata që janë profesioniste në kryerjen e sulmeve të tilla terroriste e të cilat shkaktojnë dëme të mëdha ndaj infrastrukturës kritike. Pra synimi i tyre ka qenë të maksimizohet dëmtimi ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj” ka theksuar ministri, Xhelal Sveçla.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama fton në dialog para protestës kombëtare, akuzon për përpjekje destabilizimi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë thirrje për dialog në prag të protestës kombëtare …