Gazmend Hoxha, publikon disa detaje mbi sulmin terrorist, në kanalin Ibër-Lepenc dhe hetimet në vazhdim

Drejtori i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka dhënë detaje mbi sulmin terrorist, në kanalin Ibër-Lepenc në Zubin Potok. Ai ka shpjeguar se sasia e eksplozivit të përdorur dyshohet të jetë 15-20 kilogramë dhe se shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha në kanal, duke ndikuar në furnizimin me ujë dhe energji në disa pjesë të Kosovës. Hoxha shpjegoi se policia u informua rreth 7-10 minuta pas shpërthimit, përmes dëshmive të qytetarëve dhe rrjedhjes së ujit, duke arritur të vërejnë ndodhinë shumë shpejt. Në lidhje me numrin e madh të policisë në veri, ai theksoi se është e vështirë për të parashikuar të gjitha veprimet e grupeve kriminale, duke pasur parasysh se policia ka shumë përgjegjësi dhe detyra. Ai gjithashtu bëri të ditur se 9 persona janë shoqëruar dhe disa janë ndaluar, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Kontrolloni gjithashtu

Lulzim Peci: Deklaratat për “armët në oda” manipulim politik dhe mungesë respekti për ushtrinë

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti …