Kujtim Shala

Kujtim Shala: Sulmi në Ibër-Lepenc ishte akt terrorist, ndërsa Kurti e përdori si pretekst për të sulmuar të gjithë

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka deklaruar se sulmi i së premtes në kanalin Ibër-Lepenc ishte pa dyshim një akt terrorist. Shala theksoi se ky incident ekspozon në mënyrë brutale situatën reale në veri, duke kundërshtuar rrëfimet dhe pretendimet e qeverisë. Deputeti i LDK-së kritikoi mënyrën sesi kryeministri Albin Kurti dhe institucionet e Kosovës iu qasën situatës. Ai akuzoi Kurtin se përdori sulmin si pretekst për të sulmuar mediat dhe palë të tjera. E përdori si pretekst për t’i sulmuar të gjithë, përfshirë mediat, të cilat raportuan me saktësi dhe korrektësi për ngjarjen, tha Shala. Ai gjithashtu shtoi se kryeministri ofroi “mësime patriotizmi” që, sipas tij, ishin joreale dhe të papërshtatshme.

Kontrolloni gjithashtu

Në Rripin e Gazës ka arritur në 46.707 numri i palestinezëve të vrarë dhe 110.265 i të plagosur nga 7 tetori i vitit 2023

Autoritetet në Rripin e Gazës kanë njoftuar se është rritur në 46 mijë e 707 …