Të arrestuarit, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj e Fadil Fazliu nga zyrat e EULEX-it në Kosovë, janë dërguar për në Hagë

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Bashkim Smakaj, ish-nënkryetari i Malishevës Isni Kilaj dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Fazliu janë dërguar për në Hagë, nga zyrat e EULEX-it në Kosovë. Aty janë mbajtur nga dita e djeshme kur edhe janë arrestuar. Fahri Fadil Fazliu tha para gazetarëve se nuk ka mundur ta takojë babanë  e tij mbrëmë e as sot, pavarësisht përpjekjeve. Kërkoj lirimin sa me të shpejtë për të gjithë çlirimtarët e Kosovës. Unë isha dje dy herë, dy herë sot, nuk munda asnjëherë ta takoj. Transferimi i tyre për në qytetin holandez,  atje ku e ka selinë Gjykata Speciale dhe qendra e paraburgimit, u ndërmor pasi ata janë arrestuar gjatë një operacioni, në Kosovë. Pa dhënë detaje, Prokuroria e Hagës ka thënë të enjten se operacioni ka të bëjë me vepra kundër administrimit të drejtësisë. Operacioni është kritikuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së duke thënë se ish-pjesëtarët e UÇK-së nuk kanë ndërhyrë në procese të drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ravi Batra: Kryeministri, Edi Rama, ka goditur padrejtësinë djallëzore kundër Kosovës dhe Hashim Thaçit, nga Gjykata Speciale

Edi Rama do të shfuqizoj ligjin për investitorët strategjikë

Qeveria shqiptare ka njoftuar se do të shfuqizojë Ligjin për Investimet Strategjike, një vendim që …