Rahoveci më 26 dhjetor e shpall sportistin e vitit

Komuna e Rahovecit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, njofton të gjitha klubet sportive se me 26 dhjetor të këtij viti do të bëjë zgjedhjen e sportistit për vitin 2024, andaj ju keni mundësinë të dërgoni propozimet për:

• Sportistin/en;

• Klubin;

• Trajnerin/en;

• Gjyqtarin/en;

• Shpresat e sportit të komunës së Rahovecit.

Gjithashtu, do të ndahen edhe këto çmime:

• Çmimi – Post mortum;

• Çmimi special – për kontribut jetësor;

• Veterani i vitit;

• Punëtori sportiv i vitit;

• Çmimi për përfaqësim të Rahovecit;

Aplikimet për zgjedhjen e sportistëve më të mirë, duhet të sillen në kopje fizike në zyret e DKRS-së, në objektin e vjetër të Komunës së Rahovecit, në katin e II- të, nga data 12 deri me datë 20 dhjetor 2024.

– Me rastin e aplikimit duhet të dëshmohen të arriturat e individit/klubit gjatë vitit 2024.

– Gjatë propozimit për sportistin duhet në mënyrë të qartë të përshkruhet aktiviteti i secilit sportist/e dhe të specifikohen të gjitha garat ekipore dhe individuale në të cilat ka garuar sportisti dhe suksesin të cilin e ka arritur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë vitit 2024.

– Zgjedhja e më të mirëve do të bëhet nga Komisioni i përzgjedhur nga Komuna e Rahovecit me datë 26 dhjetor 2024.

Kontrolloni gjithashtu

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari”, drejt finalizimit

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari” është drejt finalizimit si projekt i bashkëfinancuar …