Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë. Në dhjetëshen e parë  të listës është shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, kryetarja  Alternativës, Mimoza Kusari-Lila. Kusari-Lila është ngritur  për dhjetë vende në listën e VV-së për dallim prej zgjedhjeve të kaluara, kur emri i saj ndodhej në listë nën numrin 18. Në këto zgjedhje Kusari-Lila do të garojë me numrin 8. Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka qenë në qendër të kritikave pas publikimit të disa audio-incizimeve, ku ajo komunikonte me kryeterroristin, Milan Radoiçiq. Komunikime të tilla ishin publikuar edhe vitin e kaluar, por edhe këtë vit. Në kohën kur Kusari – Lila bisedoi me Radoiçiqin, i cili  ka qenë në kërkim nga Policia e Kosovës, i sanksionuar nga Amerika dhe Mbretëria e Bashkuar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …