Guxon Shala: Bota e Filmit dhe Televizionit

Dy  degë, njëra në Ferizaj e tjetra në Pejë, janë ndarë prej partisë GUXO dhe kanë vendosur ta shuajnë aktivitetin e tyre

Dy  degë në Ferizaj dhe në Pejë, janë ndarë prej partisë GUXO dhe kanë vendosur që të shuajnë aktivitetin e tyre përkrahës ndaj Donika Gërvallës dhe Faton Pecit për zgjedhjet e 9 shkurtit. Dega e Ferizajt që drejtohet nga Burim Meta ka shprehur pakënaqësitë me mënyrën se si po drejtohet partia, ndërkohë Dega e Pejës në reagimin e sotëm kanë treguar se shkak i mospërkrahjes për Gërvallen dhe Pecin është fakti që kjo degë s’është përfshirë me kandidatë për deputetë fare, ndonëse thonë se kanë pasur sukses në zgjedhjet e fundit. Donika Schwarz, ka  thënë se gjithmonë do të ketë persona të cilët reagojnë  kur s’përfshihen në listë për deputetë.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi drejt Uashingtonit me mesazh politik të fortë – Lugina në fokus

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se është nisur …