Richard Grenell

Richard Grenell, ka shpërndarë fjalimin e kryeministrit Edi Rama, ku thuhet se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Gjykata Speciale

Emisari i kryetarit amerikan Donald  Trump për misionet speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka shpërndarë në llogarinë e tij,  fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku thuhet se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Gjykata Speciale. “Sot që ne të gjithë jemi këtu, ku u firmos pavarësia e Kosovës, Hashim Thaci, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, vazhdojnë të mbahen peng, prej gati pesë vjetësh, në qelitë e një drejtësie ndërkombëtare. e cila në çdo hap ka zhgënjyer këdo që ka pritur prej saj virtytet e drejtësisë”, thuhet në fjalimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, të cilin e ka shpërndarë Richard Grenell. Para pak ditësh, Donald Trump e ka emëruar Richard Grenellin në pozitën e të dërguarit presidencial për misionet speciale në mbarë botën. Madje, pak para emërimit presidenti Trump e quajti Grenellin si njeri përrallor dhe një yll.

Kontrolloni gjithashtu

LVV shpenzoi mbi 4.5 milionë euro në 2025, më shumë se të gjitha partitë kryesore së bashku

Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 4 milionë e 500 mijë euro gjatë vitit 2025, duke …