Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Mbi 58 mijë shtetas të Kosovës regjistrohen për të votuar jashtë vendit

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri më 22 dhjetor 2024 janë aprovuar 58 mijë e 597 kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës. Procesi i regjistrimit, që ka filluar më 29 gusht dhe ka vazhduar për 116 ditë, është zhvilluar pa pengesa përmes platformës elektronike të dedikuar për diasporën. Elezi sqaroi se 3,743 kërkesa janë refuzuar kryesisht për shkak të mungesës së fotografive të kërkuara, ku aplikuesit duhet të mbajnë njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit. Megjithatë, të gjithë aplikuesit e refuzuar janë njoftuar individualisht për arsyet dhe udhëzimet për ri-aplikim. Shtetasit jashtë Kosovës kanë tri mundësi për të votuar: fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, duke dërguar fletëvotimin përmes postës në Kosovë, ose në kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë vendit. Nga aplikimet e aprovuara, 14 mijë 71 persona janë regjistruar për të votuar fizikisht, 9,167 për të dërguar fletëvotimin në Kosovë, dhe 35 mijë e 359 për të votuar përmes kutive postare jashtë Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Qarkorja e Ministrisë së Financave është në kundërshtim me ligjin

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka drejtuar kritika në drejtim …