Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: Fakti se KQZ-ja ia ka dhënë Listës Serbe 360 mijë euro, do të thotë se qeveria e ka financuar një organizatë terroriste

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka komentuar mos certifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke vënë në dukje se kjo e njëjta KQZ i kishte ndarë 360 mijë euro Listës Serbe. Ai pyeti nëse kjo nënkupton që shteti i Kosovës ka financuar një organizatë terroriste. “Shteti i Kosovës, KQZ-ja ia ka dhënë Listës Serbe 360 mijë euro, atëherë i bie që shteti i Kosovës e ka financu një organizatë terroriste. Nëse unë them Lista Serbe është organizatë terroriste, duhet vazhduar që KQZ-ja, shteti i Kosovës, është financuesi i një organizate terroriste – sepse ndryshe me nda para nuk ka kuptim”, ka thënë Burim Ramadani.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …