Igor Kalbukov: Nëse Bosnjë-Hercegovina vendos të bëhet anëtare e NATO-s në rastin e Ukrainës, treguam se çfarë ndodh

Kuvendi i Republikës Serbe ka shqyrtuar në një seancë të veçantë, informacionin mbi shkatërrimin e sistemit ligjor

Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës i ka dërguar një kërkesë Kuvendit të Republikës Serbe dhe kryetarit të këtij institucioni, Nenad Stevandiq, për dorëzimin e informacionit dhe ofrimin e detyrueshëm të ndihmës ligjore dhe bashkëpunimit zyrtar. Nga Kuvendi i RS-së dhe Stevandiq kërkohet që urgjentisht t’i dorëzojnë dokumentet zyrtare që lidhen me thirrjen e Kolegjiumit të Kuvendit të RS-së, si dhe të gjitha dokumentet shoqëruese me propozimet e rendit të ditës për seancën e veçantë të Kuvendit të RS-së më 24 dhjetor. Kuvendi i Republikës Serbe ka  shqyrtuar më 24 dhjetor, në një seancë të veçantë, informacionin mbi shkatërrimin e sistemit ligjor në Bosnjë e Hercegovinë nëpërmjet shkeljes së Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …