Engert Pëllumbi, do të shqyrtojë ankesën e SPAK kundër vendimit të GJKKO për revokimin e masës “arrest shtëpie” për Sali Berishën

Prokuroria e Posaçme, më 16 Dhjetor, kundërshtoi  vendimin e GJKKO-së, duke kërkuar rikthimin në “arrest shtëpie” të kreut të PD-së. Më 27 nëntor, GJKKO hoqi masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, duke e lënë atë të lirë. po atë  ditë reagoi SPAK-u  duke thënë se seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” vazhdon. Pasi Prokuroria e Posaçme të njihet me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të vijojë procedurën e ankimit në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ndërkohë seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në reagimin e SPAK. Engert Pëllumbi është gjyqtari që do të shqyrtojë në Apelin e Posaçëm ankimin  e SPAK kundër vendimit të GJKKO për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Sali Berishën.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …