Kryeshefi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, njofton se energjia elektrike për Festën e Vitit të Ri, ende është e pasigurt

Evetar Zeqiri, kryeshefi skandaloz i KOSTT-it, ka deklaruar se nuk mund të garantojë furnizim të pandërprerë me energji elektrike gjatë natës së Vitit të Ri. Ai theksoi se situata mbetet e paqartë dhe ka bërë apel për kursimin e energjisë në këtë periudhë. Prodhimi është sipas planit, por konsumi ka shënuar rritje, të cilën ai e quan historike prej 30-40%. Kemi kërkuar nga qytetarët një racionalizim të përdorimit, veçanërisht në ditët e para të janarit kur konsumi zakonisht arrin kulmin, tha ai.  Situata pasqyron sfidat e sektorit energjetik në Kosovë, i cili përballet me presione nga rritja e kërkesës dhe kapacitetet e kufizuara të furnizimit.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

Pas vendimit të Supremes, KQZ tërhiqet nga 10 qendrat shtesë – vetëm 20 mijë votues të mërgatës u regjistruan për votim

Gjykata Supreme ka vulosur përfundimisht se Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk i lejohet hapja e …