Ferat Shala

Ferat Shala: S’ka asnjë investitor të huaj serioz brenda këtij mandati

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala thënë se qeveria aktuale brenda këtij mandati ka dështuar në tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë. Ai ka shtuar më tutje se kjo qeveri ka dështuar edhe në menaxhimin e ndërmarrjeve publike të cilat janë trajtuar në mënyrë politike dhe nuk kanë sjellë rezultate të kënaqshme për ekonominë. “Tek investitorët e jashtëm qeveria të vetmen shifër e ka kalkulimin e mërgatës dhe parasë që vjen mërgata në investime në Kosovë dhe kjo është mbi 70 për qind. Ky është investim në patundshmëri, që mërgata kanë sjellë para dhe kanë blerë patundshmëri, dhe qeveria si investitor të jashtëm po i trajton këta. Përndryshe, nuk e kemi asnjë investitor të  jashtëm që ka ardhë dhe ka filluar të punojë diçka të re brenda këtij mandati qeverisës” ka thënë për Kosovapress, kryetari Komisionit parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, shpërthen debati për përfaqësimin e pakicave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të …