Prokurorja e Përgjithshme e Luizianës, Liz Murrill, ka folur për mediat lidhur sulmin në New Orleans. Hetuesit më herët thanë se besojnë se i dyshuari i New Orleans nuk ishte “i vetëm përgjegjës” për sulmin që la të vdekur 15 persona e 35 të plagosur. Prokurorja e Përgjithshme e Luizianës, Liz Murrill sqaroi se pajisjet shpërthyese të lidhura me sulmin dyshohen nga hetuesit se janë bërë në një Airbnb të marrë me qira nga individët e përfshirë. Autoritetet deri tani nuk kanë arrestuar asnjë të dyshuar tjetër në lidhje me sulmin. Ndërkohë njoftohet ndeshja vjetore e futbollit universitar, e cila ishte planifikuar për të mërkurën në mbrëmje në qytet, tani për tani është shtyrë për të enjten.
Kontrolloni gjithashtu
Organizata e Veteranëve të UÇK-së falënderon pjesëmarrësit: “Bashkë për drejtësi, bashkë për të vërtetën”
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë …