BQK

Rregullorja e BQK-së për transaksionet financiare nuk e ka arritur qëllimin e saj, pasi dinari ende qarkullon në zonat serbe, në Kosovë

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës që transaksionet financiare të kryhen vetëm në euro, nuk e ka arritur qëllimin e saj, pasi valuta e Serbisë, dinari ende qarkullon në zonat serbe në Kosovë dhe të ardhurat nga buxheti i Serbisë nuk konvertohen në euro, thotë për Radion Evropa e Lirë,  profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi. “Kjo rregullore ishte një vendim i nxituar. Një vendim politik i kësaj Qeverie”, mendon ai dhe shton se çështja e heqjes së dinarit duhej të zgjidhej nëpërmjet dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ai  thekson se edhe pas një viti nga miratimi i rregullores, nuk ekziston një marrëveshje për transferimin e parave që do t’i siguronte Bankës Qendrore të Kosovës qasje në këto fonde. Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, duke e komentuar këtë rregullore në konferencën vjetore në fund të dhjetorit, tha se ajo ka pasur një “efekt pozitiv” në të gjithë sektorin financiar, duke sjellë “unifikimin e sektorit dhe ndërprerjen e financimeve të paligjshme”.

Kontrolloni gjithashtu

Sot bëhen 19 vjet nga çlirimi i Kosovës dhe hyrja e forcave paqeruajtese të NATO-s

Me 20 Qershor 1999, NATO konfirmon Çlirimin e plotë të Kosovës nga forcat serbe

Më 20 qershor të vitit 1999, komandanti i përgjithshëm i NATO-s, gjenerali Vesli Klark, e …