Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të shumta të bëra ndaj tij dhe familjes së tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të shumta të bëra ndaj tij dhe familjes së tij. Në konferencën për medie, ai theksoi se hyrja në politikë i ka kushtuar shumë por se ai ka pranuar këtë detyrë për të bërë historinë për Shqipërinë. “Më kanë bërë homoseksual, biseksual, transeksual, edhe mund të kisha qëlluar nga njërën nga këto, ose të trija bashkë por jo Zoti më pa përcaktuar si heteroseksual. Më kanë bërë dhunues grash, madje dhunues të ndjes pastë të nënës time. E shkreta nëna ime Aneta u sulmua deri nga foltorja e Parlamentit, ku katrani me bojë e akuzonte që po cenon interesin publik duke mos më denoncuar ajo mua si dhunuar të saj dhe duke i lënë shqiptarët të votonin qorrazi për një kriminel që dhunon edhe gra. Nëna ime e ndjerë u ndi aq e lënduar sa e qoj edhe në gjyq katranin e madh por e dini se çfarë ndodhi. Ai qoj avokatët për të bërë paqe se kështu e ka politika dhe se ai ka shumë respekt për të si mjeke dhe kur gruaja krenare e dhunuar në dinjitetin e saj nuk pranoi të hiqte padinë e saj, doli edhe një gjyqtare katran e cila me një vendim poshtërues i vuri kapakun atij maskarallëku. I padituri ka ushtruar lirinë e tij politike”. Kryeministri, Edi Rama theksoi më tutje se kushdo që tregon përralla për amerikanët e evropianët, le t’i trego të tjerëve, pasi ai është dëshmitari i parë i nisjes së reformave në drejtësi.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Jusuf Azemi: Gjendja e punëtorëve në sektorin privat është alarmante

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka tërhequr …