Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mund të votojnë nga Haga, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktualisht të paraburgosur në Hagë, do të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre, për të votuar në zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Në qendrën e paraburgimit në Hagë ndodhen 12 të pandehur,  të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Gjykata Speciale ka siguruar që të gjithë të paraburgosurit do të kenë mundësi të votojnë. Në një deklaratë për media, ata konfirmuan se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar këtë të drejtë. Se a do të vendosin të votojnë dhe kur do ta bëjnë këtë është çështje personale e të paraburgosurve. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, konfirmoi bashkëpunimin e ngushtë me Hagën, për realizimin e këtij procesi, duke siguruar që votimi do të organizohet në përputhje me rregullat dhe procedurat.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …