Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar disa biznese të vogla në Klinë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar disa biznese të vogla në Klinë. Ai ka thënë se çdo ndërmarrës do ta ndjejë dorën e shtetit dhe me grante investive deri në 30% do t’i mbulojnë investimet e tyre. Nga bizneset e lagjes e deri te ato të qytetit, si këto në Klinë dhe gjithandej Kosovës, do ta kenë mbështetjen e qeverisë sime. Bizneset me qarkullim deri në 10 mijë euro nuk do të tatohen. Ato me qarkullim deri në 30 mijë euro do të tatohen sipas fitimit real, pas zbritjeve të lejuara. Secili ndërmarrës do ta ndjejë dorën e shtetit dhe me grante investive deri në 30% do t’i mbulojmë investimet e tyre, ka shkruar Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të UÇK-së falënderon pjesëmarrësit: “Bashkë për drejtësi, bashkë për të vërtetën”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë …