Grenell

Grenell i ka kërkuar ish-kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, që vendet anëtare të NATO-s, të rrisin shpenzimet ushtarake

Sekretari i aleancës ushtarake të NATO-s ka bërë thirrje për një “rritje” në mbështetje të Ukrainës, për ta vënë Kievin në pozicionin më të fortë për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme paqeje me Rusinë. Duke folur në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Mark Rutte, ka paralajmëruar kundër zvogëlimit të mbështetjes për Ukrainën, duke thënë se është esenciale “të ndryshohet trajektorja e luftës”. Rutte ka thënë se një fund i keq i luftës Rusi-Ukrainë do të çonte në “marrëveshje të Vladimir Putin me liderët e Koresë së Veriut, Iranit dhe Kinës. Por i dërguari i ri i Trumpit për misionet speciale, Richard Grenell është deklaruar kundër z, Rutte, ish-kryeministër i Holandës, duke kërkuar që anëtarët evropianë të NATO-s, të rrisin shpenzimet e tyre ushtarake.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …