Palestinezët të cilët u zhvendosën me forcë si rezultat i sulmeve izraelite ndaj Rripit të Gazës për më shumë se 15 muaj, vazhdojnë të presin në një pikë afër Korridorit Netzarim në rrugën Salah al-Din për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në veri pas përfundimit të fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit, raporton Anadolu. Pas zbatimit të fazës së dytë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve, palestinezët e zhvendosur nga sulmet izraelite është përcaktuar të kthehen në shtëpitë e tyre pranë Korridorit Netzarim. Që herët mëngjesin e sotëm, ata me gjë sendet e tyre personale janë mbledhur përgjatë rrugës Salah al-Din, të vendosur në përpjekjet e tyre për t’u kthyer pavarësisht lodhjes së tyre. Në fazën e parë të armëpushimit në Gaza, siç është planifikuar Izraeli do të tërhiqet nga zona e Korridorit Netzarim që ndan Gazën veriore nga jugu i saj, duke u mundësuar palestinezëve të zhvendosur të kthehen në zonat e tyre në Gazën veriore. Dje, rreth 200 të burgosur palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite u liruan nga Izraeli të shtunën sipas marrëveshjes, ndërsa Hamasi liroi katër pengje izraelite.
Kontrolloni gjithashtu
PDK-ja kërkon mbrojtjen e krerëve të UÇK-së, por kthimi i Ligjit të Speciales ngre pikëpyetje
Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka bërë të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
