leoni

Fermerët janë shtylla kryesore e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ekonomik të vendit

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtorë kanë takuar të hënën fermerët nga kjo komunë për të diskutuar projektet që nxisin rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Në postimin e tij në rrjetin social facebook, kryetari Ramosaj ka shkruar:

“Pata kënaqësinë të takohem e të bashkëbisedoj me fermerët e komunës sonë, të cilët janë shtylla kryesore e zhvillimit të qëndrueshëm dhe ekonomik të vendit.

U zotova se do jem në përkrahje të projekteve që nxisin rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e kushteve të punës për fermerët tanë!

Faleminderit për punën e palodhshme që bëni çdo ditë, përkushtimin dhe besimin tuaj”, thuhet në fund të postimit të kryetarit Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …