Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër kundër deklaratave të Donika Shvarcit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Donika Gërvallës, e cila në një tubim të Lëvizjes Vetëvendosje e cilësoi Ramush Haradinajn si një “hero dhe gjeneral të vetshpallur”. Tahiri tha se kjo deklaratë tregon karakterin e vërtetë të Gërvallës dhe kryeministrit Albin Kurti. “Ajo i thotë ‘gjeneral i vetshpallur’ një njeriu që ka gradë ushtarake nga UÇK-ja dhe NATO. Një njeri që kur del në ballkon të shtëpisë, sheh varret e tre vëllezërve dhe babait të tij, një njeri që ka plumba në trup dhe ka kaluar shtatë vjet në burg,” tha Tahiri, duke e quajtur deklaratën e ministres të papranueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Glauk Konjufca nis hartimin e strategjisë për Apelin në Hagë, premton mbështetje për krerët e UÇK-së

Grupi punues për hartimin e Strategjisë Shtetërore për procesin e Apelit në Dhomat e Specializuara …