Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame, në Prishtinë

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame, në Prishtinë

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame, në Prishtinë. Kështu ka bërë të ditur vetë Daut Haradinaj përmes një postimi. Një fillim i mbarë i ditës me vizitë në Bashkësinë Islame në Prishtinë, ku pata kënaqësinë të takoj Kryetarin Hetem Sopjani, Kryeimamin Burhan Hashani, zëvendës Kryeimamin Idriz Xhigoli, Sekretarin Behar Ternava dhe Imamin e Xhamisë së Madhe, Bahri Sejdiu. Diskutuam për çështje të rëndësishme që lidhen me vlerat e familjes, komunitetin dhe rolin e fesë në forcimin e vlerave tona kombëtare. Respekt për punën dhe përkushtimin e tyre në shërbim të besimtarëve dhe shoqërisë sonë!”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …