Bedri Hamza në Bonevet: Arsimit ia shtojmë vlerën me njohuri në teknologji dhe fusha digjitale, i përkrahim nismat e tilla

Bedri Hamza në Bonevet: Arsimit ia shtojmë vlerën me njohuri në teknologji dhe fusha digjitale, i përkrahim nismat e tilla

Kandidati për Kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar sot qendrën Bonevet në Mitrovicë. Hamza ka thënë se arsimit do t’ia shtojnë vlerën me njohuri që ndërlidhen me ekonominë dhe vendet e punës, në teknologji dhe fusha digjitale. “Jam i informuar për punën e shkëlqyeshme që jeni duke e bërë gjithandej Kosovës, por edhe këtu në Mitrovicë dhe ju inkurajoj me vazhdu. E di që keni nevojë për më shumë mbështetje. Realisht, jam i bindur, pas rrugëtimit tim, se e ka koston e vet ndërtimi, edhe i rrugëve, edhe i urave, edhe i të gjithave, por jam shumë i bindur, pa asnjë dilemë, që investimi më i mirë, më i duhur, është në resurset njerëzore. Vendet janë të pasura, sepse kanë njerëz të zotë. Bedri Hamza, u ka thënë në Bonevet se janë duke e bërë atë që ka nevojë Kosova, të ngriten kapacitetet njerëzore, posaçërisht në disa fusha që janë specifike dhe deficitare.

Kontrolloni gjithashtu

Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të …