13 të vdekur në qytetin Rouen të Francës

13 të vdekur në qytetin Rouen të Francës

Një zjarr që ka përfshirë barin  “Cuba Libre” në qytetin Rouen, në veri të Francës, gjatë një feste ka lënën së paku 13 persona të vdekur dhe gjashtë të lënduar, të moshave mes 18 dhe 25 vjeç. Bar “Cuba Libre” është kapluar nga flakët në bodrum rreth mesnatës, për të kaluar zjarri në pjesën e lartë, tha ministri i Brendshëm Bernard Cazeneuve. Shkaktar i zjarrit dyshohet të jenë qirinjtë e tortës, ndërsa është përjashtuar mundësia e lidhjes me terrorizëm. Dëshmitarët e ngjarjes kanë thënë për CNN se në këtë bar ishte duke u festuar një ditëlindje.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …