Komentet e Donald Trump vazhdojnë të provokojnë një reagim të fortë nga aleatët dhe kundërshtarët e SHBA. Turqia, anëtare e NATO-s, është e fundit që e përshkruan idenë e Trumpit për të zhvendosur banorët e Gazës diku tjetër si “të papranueshme”. Ministri i Jashtëm, Hakan Fidan, tha se zhvendosja e kaluar e palestinezëve dhe vendosja e izraelitëve në ato zona është shkaku kryesor i konfliktit. “Çështja e dëbimeve nga Gaza nuk është diçka që as rajoni dhe as ne do ta pranonim”, i tha ai agjencisë shtetërore Anadolu. Politikani izraelit i ekstremit të djathtë, Ben Gvir vlerëson idenë e Trumpit si ‘zgjidhja e vetme’ “Edhe të mendosh për këtë, për mendimin tim, është e gabuar dhe absurde”, shtoi kryediplomati turk. Kina, e cila ka marrëdhënie të ftohta me Uashingtonin, gjithashtu hodhi poshtë sugjerimin. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lin xhijan tha: “Kina ka besuar gjithmonë se sundimi palestinez është parimi bazë i qeverisjes së pasluftës në Gaza”. Ai përsëriti mbështetjen e gjatë të Pekinit për një zgjidhje me dy shtete.
Kontrolloni gjithashtu
Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin
Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
