Enver Hoxhaj: Drenica është shpirti i UÇK-së dhe shpirti i Partisë Demokratike të Kosovës, fitorja jonë më 9 shkurt është e sigurt

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar rëndësinë historike dhe politike të Drenicës në kuadër të fushatës zgjedhore, duke e cilësuar atë si “shpirtin e UÇK-së dhe shpirtin e PDK-së”. Ai u shpreh i bindur në fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke e cilësuar atë si garanci për ruajtjen dhe avancimin e shtetit. “Drenica është shpirti i UÇK-së dhe shpirti i Partisë Demokratike të Kosovës! Bashkë e kemi bërë shtetin, bashkë do ta ruajmë, bashkë do të fitojmë më 9 shkurt!”, deklaroi Hoxhaj, duke ftuar qytetarët të mbështesin PDK-në me numrin 131 dhe kandidaturën e tij me numrin 4.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …