Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj thotë se Kurti synon të krijojë një byro politike për të përndjekur kundërshtarët

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar kundër  deklaratave të kryeministrit Albin Kurti lidhur me sistemin e drejtësisë, duke e akuzuar atë se synon krijimin e një byroje politike për të ndjekur kundërshtarët e tij politikë. Këto deklarata të Kurtit janë bërë para zgjedhjeve, por sipas tij, qytetarët kanë mundësinë të refuzojnë një qasje të tillë përmes votës. Nëse preket siguria juridike, nuk ka më shtet ligjor dhe demokraci. Atëherë kemi një shtet diktatorial e autoritar ku gjithçka varet nga vullneti i udhëheqësit – ekonomia, media, dhe jeta jonë,  u shpreh Limaj.  Këtu duhet të ngrihen në këmbë të gjithë për të mbrojtur Republikën dhe demokracinë, përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …