Bekim Jashari

Bekim Jashari: Kemi mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, të fituara me gjak dhe sakrifica tç mëdha

Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar pas vendimit të OVL-UÇK-së për të mos bashkëpunuar me institucionet në detyrë të Qeverisë së Kosovës për kremtimin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe manifestimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së të familjes Jashari më 5, 6 dhe 7 mars. Bekim Jashari ka thënë se kemi mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, të fituara me gjak dhe sakrificë, dhe bojkoti i këtyre momenteve nuk ndryshon rrjedhën e historisë, por flet shumë për ata që zgjedhin ta bëjnë. Ai ka theksuar se Kosva është meritë e të gjithëve dhe se në vend të bojkotit, mirënjohja dhe nderimi duhet t’i bashkojë të gjithë. “Kur erdhi dita për t’i dalë zot atdheut, bijtë dhe bijat e Kosovës iu përgjigjën kushtrimit pa hezitim. Siç thoshte mixha Rifat: ‘Humba 56 anëtarë të familjes, por fitova zemrat e miliona shqiptarëve’. Asgjë nuk mund ta zbehë madhështinë e kësaj feste! Lavdi dëshmorëve!”, ka shkruar Bekim Jashari,

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …