Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka biseduar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka pasur një takim me Peter Sorensen, emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Gjatë takimit, Bajrami ka shprehur gatishmërinë dhe dëshirën për një bashkëpunim të ngushtë me BE-në në formësimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai theksoi se ky dialog duhet të fokusohet në njohjen reciproke dhe hapjen e plotë të rrugës së Kosovës drejt integrimit të shpejtë në BE, duke u bazuar në merita. Nga ana e tij, Peter Sorensen ka theksuar rëndësinë e këtij procesi dhe ka shprehur gatishmërinë për të punuar ngushtë me ambasadorin Bajrami për arritjen e një normalizimi të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …