KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Nëse VV fiton 75% të votave të diasporës, arrin në 50 deputetë, PDK do të ketë 24, LDK 18 dhe AAK 8 deputetë

Eugen Cakolli, përfaqësues i “Demokracisë në Veprim”, ka ndarë parashikimet për ndarjen e mandateve parlamentare pas numërimit të votave. Ai ka theksuar se rezultati i partive politike do të varet kryesisht nga mbështetja e diasporës, e cila mund të ndikojë në ndarjen e mandateve në Kuvendin e Kosovës. Sipas Cakollit, nëse Lëvizja Vetëvendosje, arrin të fitojë 60% të votave nga diaspora, kjo do t’i mundësojë atyre të sigurojnë 48 deputetë, ndërsa PDK, do të ketë 25 deputetë, LDK, 19, dhe AAK 8 deputetë. Në një skenar tjetër, nëse VV fiton 75% të votave të diasporës, atëherë partia do të arrijë 50 deputetë, ndërsa PDK do të ketë 24, LDK 18 dhe AAK 8 deputetë. Cakolli ka shtuar se nëse LDK arrin të fitojë 25 deputetë, kjo do të ndodhë në kurriz të PDK-së, dhe jo të LDK-së, duke treguar se konkurrenca mes partive për mbështetje është shumë e ngushtë. Këto parashikime do të jenë kyçe për të kuptuar dinamiken e mundshme të formimit të qeverisë pas zgjedhjeve të ardhshme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …