Isufi

Ahmet Isufi e konsideron të pakuptimtë deklaratën e Fatmir Limajt për një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen

Ahmet Isufi nga AAK e ka cilësuar të pakuptimtë deklaratën e Fatmir Limajt për një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen, duke e konsideruar atë si një shprehje të interesit për t’u bërë pjesë e qeverisë. Limaj nuk është dashur të bëjë një deklaratë të tillë përderisa votat ende po numërohen dhe nuk ka rezultat përfundimtar. Sipas tij, kjo krijon konfuzion dhe nuk i shërben Kosovës, e cila ka nevojë për një qeverisje të opozitës që ta rikthejë vendin në binarë. Ai shtoi se për AAK-në, do të ishte më e ndershme që Limaj të konsultohej më parë me partnerët e koalicionit, për të pasur një qëndrim të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova përballet me inflacion të lartë, më i madh se mesatarja e BE-së

Ndërsa futemi në gjysmën e dytë të vitit 2025, Kosova po përjeton një rritje të …