Elisa Spiropali

Elisa Spiropali: Kosova meriton të pranohet sa më parë në Këshill të Europës

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka pritur në Tiranë Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Alen Berset, gjatë një vizite zyrtare. Në takim morën pjesë edhe anëtarët e delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, përfshirë deputetet Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj, Albana Vokshi dhe Ambasadorin e Shqipërisë, Dastid Koreshi. Spiropali dhe Berset diskutuan mbi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Këshillit të Europës, kontributin e vendit në këtë organizatë si dhe reformat në drejtësi, të drejtat e njeriut dhe procesin e integrimit europian. Gjatë takimit, Elisa Spiropali theksoi mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshill, duke e cilësuar atë si një demokraci të re dhe faktor stabiliteti në rajon. Ajo theksoi se Kosova meriton të bëhet pjesë e organizatës sa më parë, si një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin, sigurinë dhe paqen në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …