Kryetari i Serbisë, Vuçiq, pas takimit me kryeministrin, Kurti e ndërmjetësit europianë, tha se takimi ka përfunduar pa sukses

Aleksandar Vuçiq; Serbia votoi pro rezolutës evropiane për Ukrainën në Asamblenë e OKB-së, por duhej të kishte abstenuar

Aleksandar Vuçiq tha se Serbia votoi pro rezolutës evropiane për Ukrainën në Asamblenë e OKB-së por thotë  se bëri gabim dhe duhej të kishte abstenuar. Për këtë u kërkoj falje qytetarëve të Serbisë dhe vet mbaj përgjegjësi për këtë, ndoshta jam i lodhur dhe i ngarkuar dhe nuk mund të arrij gjithçka, tha Vuçiq si ftuar në një televizion lokal. Ai shtoi se Serbia duhej të kishte abstenuar në votimin e rezolutës evropiane për Ukrainën, ashtu siç bëri në votimin e rezolutës amerikane.  Vuçiq tha se Serbia nuk duhet t’i bëjë lajka as Rusisë dhe as Amerikës, por se do të ishte në interesin e saj më të mirë të kishte abstenuar. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot një rezolutë të hartuar nga Ukraina dhe aleatët e saj evropianë me rastin e përvjetorit të tretë të luftës në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu, kërkon raportim urgjent të drejtorit të policisë për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkesa refuzohet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, …