Mbrojtja e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Speciales, Emilio Gatti

Gjykata Speciale ka refuzuar për herë të dytë kërkesën e ish-kryetarit, Hashim Thaçi, për të vizituar babanë e tij të sëmurë

Gjykata e Hagës ka refuzuar për herë të dytë kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçi për të vizituar babanë e tij të sëmurë. Familja Thaçi e ka cilësuar këtë vendim si të padrejtë, johuman dhe politik, ndërsa ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e Haxhi Thaçit është përkeqësuar ndjeshëm. Idriz Thaçi, vëllai i ish-presidentit, ka deklaruar se babai i tyre është hospitalizuar për herë të tretë brenda një periudhe të shkurtër dhe ka kërkuar vazhdimisht ta shohë Hashim Thaçin. Përballë kësaj gjendjeje, refuzimi i vizitës së vëllait tonë nga gjykata  është johuman, i padrejtë dhe shkelje e të drejtave të tij. Nuk ka procedurë apo rregullore që nuk ia mundëson vizitën, prandaj ky refuzim është vetëm politik,” ka deklaruar Idriz Thaçi. Nga ana tjetër, zëdhënësi i Speciales, Mihael Doyle, ka konfirmuar refuzimin e kërkesës duke theksuar se “situata e babait të z. Thaçi nuk ka ndryshuar dhe për këtë arsye nuk janë përmbushur kushtet për t’i lejuar vizitën në mbikëqyrje.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …