Vizita e presidentit të Ukrainës, V. Zelenski në Uashington u shoqërua me debate të ashpra me presidentin amerikan D. Trump

Vizita e presidentit të Ukrainës, V. Zelenski në Uashington u shoqërua me debate të ashpra me presidentin amerikan D. Trump

Vizita e presidentit të Ukrainës, Vladimir Zelensky, në Uashington u shoqërua me debate të ashpra me presidentin amerikan Donald Trump, duke çuar në anulimin e një konference të përbashkët për shtyp dhe tërheqjen e projekt-marrëveshjes për mineralet. Në një debat të tensionuar në Zyrën Ovale, Trump e akuzoi Zelensky-n për mungesë respekti ndaj Amerikës, ndërsa ai e akuzoi Trump-in për qëndrimin e tij të zbutur ndaj presidentit rus, Vladimir Putin. Pas takimit, Trump deklaroi në një postim të tij  se Zelensky nuk është gati për paqe dhe paralajmëroi se Amerika a do të tërhiqte mbështetjen nëse Ukraina nuk bënte lëshime në negociatat me Rusinë. Nënpresidenti amerikan, Vens kritikoi gjithashtu Zelenskin për mungesë mirënjohjeje, duke e pyetur nëse kishte falënderuar ndonjëherë Amerikën për ndihmën ushtarake dhe ekonomike. Zelensky e paralajmëroi Trump-in që të mos bënte kompromise me një “vrasës”, duke iu referuar Putinit, dhe kundërshtoi pretendimet e Trump-it se Rusia është e gatshme për një marrëveshje paqeje.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …