OSBE është në dijeni për arrestimin e anëtares së saj në Kosovë, e cila dyshohet për spiunazh

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka konfirmuar se është në dijeni për arrestimin e një anëtareje të saj nga institucionet e Kosovës, e cila dyshohet lidhur me  spiunazh për organet e Serbisë. OSBE ka deklaruar se nuk mund të komentojë për rastin për shkak të hetimeve në vazhdim, por është në kontakt me përfaqësuesin ligjor të të arrestuarës dhe po monitoron nga afër mirëqenien e saj. Misioni mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar me autoritetet përkatëse, thuhet në deklaratën e OSBE-së, duke theksuar se janë në kontakt edhe me Sekretariatin në Vjenë për të siguruar respektimin e procesit të duhur. Anëtarja e arrestuar, Jelena Gjukanoviq, u ndalua të premten, ndërsa Gjykata Themelore i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …