KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

 Eugen Cakolli: LVV-ja me 48 deputetë, PDK-ja 24, LDK-ja 20 dhe AAK-ja 8 pas zgjedhjeve të 9 shkurtit

Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka bërë një përllogaritje mbi shpërndarjen e mandateve në Kuvend pas përfundimit të numërimit të votave nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt. Sipas Cakollit, rezultati është i qartë dhe nuk pritet të ketë ndryshime nga votat me kusht. Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 48 mandate, Partia Demokratike e Kosovës 24, Lidhja Demokratike e Kosovës 20, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 8 mandate. Nëse nuk ndodh ndonjë trend krejtësisht i pazakontë, votat me kusht nuk do të sjellin asnjë ndryshim në shpërndarjen e mandateve. Me shumë gjasë, ky do të jetë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, përfundoi Cakolli.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …